Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka thënë se ka menduar që ta lërë futbollin kur mamaja e tij ishte e sëmurë.
Argjentinasi ka shënuar 23 gola për Bianconerët këtë sezon, sezoni i pestë i tij me radhë që shënon mbi 20 gola.
“Kam menduar ta lë futbollin”.
“Nuk kishte shumë kohë, kur mësova se mamaja ime ishte e sëmurë. Ishte moment i tmerrshëm, por ajo më kërkoi që të vazhdojë të luajë”.
“Është shumë e rëndësishme që, kur të largohesh nga futbolli, të rrethohesh nga persona që të duan dhe, për fatin tim të mirë, më rrethojnë shumë persona të tillë. Janë ata që të shoqërojnë gjatë gjithë jetës, sepse kur e lë futbollin nuk u duhesh më të tjerëve”.
Faktit që shpeshherë akuzohet se nuk është vendimtar në ndeshjet e rëndësishme nuk i kushton shumë rëndësi.
“Cilët kritikohen? Sigurisht, më të mirët. Të kritikojnë për atë që nuk ke bërë, jo për 300 golat që ke shënuar”, ka thënë ai. /Telegrafi/