Gonzalo Higuain është shumë i lumtur për debutimin e tij, fitoren dhe golin, pas një debutimi ëndrrash me Juventusin në Serie A.
Nëshkrimi 90 milionësh erdhi nga bankina dhe brenda tetë minutash shënoi golin vendimtar në fitoren e Juves ndaj Fiorentinës me rezultat 2-1.
“Jam shumë i lumtur për debutimin tim, fitoren dhe golin”, tha ‘El Pipita’ për Mediaset Premium, transmeton Telegrafi.
“Ne duhet të vazhdojmë kështu. Ishte shumë e rëndësishme për të filluar me një fitore. Ne kemi punuar shumë dhe fitorja ishte e merituar”.
“Shpresoj që të paguaj dashurinë e tifozëve me shumë gola. Dua të fitoj sa më shumë tituj të jetë e mundur, por ne jemi vetëm në fillim. Goli ia dedikoj të gjithë ata që kishin besim tek unë”, përfundoi Higuain.
Ndryshe, kjo është hera e parë që Higuain ka shënuar në javën e parë të Series A, pasi në tre vitet e tij në Napoli, ai kurrë nuk u filloj me gol. /Telegrafi/