Site icon Telegrafi

Higuain i lumtur me ftesën e Argjentinës, ‘përshëndet’ kritikët

Gonzalo Higuain (Getty Images)

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, i dërgon “një përshëndetje të gjithë atyre që e kritikuan” pas rikthimit të tij në Kombëtaren e Argjentinës, thirrje për të cilën thotë se është i lumtur.

El Pipita ka 31 gola në 68 ndeshje për Kombëtaren Albiceleste, por është kritikuar pas humbjeve të shanseve të mira në finalet kryesore.

Jorge Sampaoli fillimisht la jashtë sulmuesit e Bianconerëve, por me 10 gola dhe tre asistime në 10 ndeshjet e fundit, 30-vjeçari është kthye përsëri në kombëtare për miqësoret e këtij muaji.

Lexo po ashtu Higuain e lë nën hije Benzeman me gola, te Real Madridi vetëm Zidane beson te sulmuesi francez

Kjo ftesë në kombëtare e ka bërë të lumtur sulmuesin e Juventusit, i cili ka përshëndetur kritikët e tij.

 Higuain ka rikthyer formën dhe po shkëlqen në vitin 2018 me Juventusin (Getty Images)

“Unë shpresoj të përfitoj sa më shumë nga kjo mundësi e dhënë”, ka thënë fillimisht Higuain për faqen zyrtare të AFA.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Po kthehem pas një mungese prej gjashtë muajve, prandaj është shumë e rëndësishme të jem këtu. Kjo do të thotë që kam punuar mirë dhe shpresoj që të mund ta bind trajnerin të më marrë në Kupën e Botës”.

Lexo po ashtu Sampaoli zbulon listën për miqësoret e luksit ndaj Italisë dhe Spanjës - ftohet Higuain, ndërsa Icardi dhe Dybala mbesin jashtë

“Kritikat? Detyra ime është të luaj futboll, nuk jam këtu për të folur. Unë i përshëndes të gjithë ata që më kanë kritikuar dhe shpresoj se ata janë të lumtur, sepse unë jam”.

“Dy ndeshje të mira [me Italinë dhe Spanjën] na presin. Italia është një ekip i vështirë për t’u përballur, veçanërisht në mbrojtje, kështu që do të jetë një provë e mirë për ne”, përfundoi sulmuesi argjentinas. /Telegrafi/

Exit mobile version