Telegrafi

Higuain: La Liga vendoset në Madrid

“Është krenari për mua të kem luajtur 100 ndeshje për një klub prestigjioz siç është Real Madridi. Shpresoj se do të jem në gjendje të kënaqem më këtë të arritur”, tha argjentinasi.

I pyetur nga gazetarët në konferencë për shtyp se sa është i rëndësishëm ‘el Classico’, Higuain u përgjigj të mos jetë i interesuar tani për atë duel, por se ai do të mund të përcaktonte titullin.

“Tani po mendoj vetëm për Getafen. Sidoqoftë, jam i bindur se titulli do të vendoset në Madrid, më 11 Prill”.

“Messi? Nuk jam i befasuar me formën e tij dhe do të kem kënaqësinë të luaj me të në përfaqësuese”, përfundoi sulmuesi i Realit. /Telegrafi/