Telegrafi

Higuain: Kurrë nuk kam qenë më i lumtur se te Juve

“Kurrë nuk kam qenë më i lumtur si te Juve. Dua të bëjë historinë”.

Ishin fjalët e para të Gonzalo Higuain në intervistën e La Stampa para ndeshjes ndaj Portos në Ligën e Kampionëve.

“Këtu te Juve në Torino, kam gjetur pikën e qetësisë të jetës sime. Është një qytet i bukur dhe e dua atë”.

“Për 90 milionët nuk mendoj, është një privilegj të luash në Ligën e Kampionëve. Nga Platini te Del Piero, shpresoj të kujtohem si ata”, ka thënë Pipita.

Juve renditet në pozitën e parë në Serie A me 63 pikë, kurse argjentinasi deri më tani ka shënuar 19 gola. /Telegrafi/