Gonzalo Higuain i është kthyer stërvitjes te Juventusit, duke e vendosur kështu atë në linjë për t’u paraqitur ndaj Napolit të premten.
Kështu së paku raporton Tuttojuve.com dhe Sport Mediaset, argjentinasi u stërvit me skuadrën e plotë.
Kështu ai do të jetë i ftuar në skuadrën e Bianconerëve për udhëtimin e San Paolo. Sulmuesi u operua të hënën në dorë dhe fillimisht u dyshua për një mungesë dy javore.
Higuain ka shënuar tetë gola këtë sezon në Serie A në 12 ndeshje dhe ka dhuruar një asistim.
Në ndeshjet e para sezonale ai është kritikuar për formën e dobët, por duket se ish-ylli i Napolit ka gjetur rrugën drejt golave në javët e fundit.
Aktualisht diferenca mes skuadrave në tabelën e Serie A është katër pikë, por janë napolitanët ata që prijnë nga vendi i parë. /Telegrafi/