Telegrafi

Higuain kritikon mbrojtjen e Realit

Argjentinasi shënoi në fitoren 3-2, por ka qenë i pakënaqur me mbrojtjen e ekipit në takimin e mbrëmshëm në Santiago Bernabeu.

“Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë dhe aq më pak në shtëpi. Ne duhet t’i menaxhojmë më mirë ndeshjet. Ne nuk mund të lejojmë që ekipet të rikthehen në ndeshje. Këto gjëra duhet të përmirësohen”.

“Tash vjen Racing, që po ashtu do të jetë vështirë dhe pastaj Barcelona, që nuk ka humbur pikë”, ka thënë Higuain./Telegrafi/