Telegrafi

Higuain: Juventusi luan për të fituar gjithçka

Gonzalo Higuain ka thënë se ka ardhur te Juventusi për të fituar gjithçka.

Në një intervistë për The Guardian, sulmuesi thotë se Juventusi edhe këtë vit luan për të fituar të gjithë trofetë.

“Te Juventusi luan për të fituar gjithçka. Sezonin e kaluar iu afruam këtij objektivi, këtë sezon do provojmë sërish”.

“Futbolli të shkakton presion të vazhdueshëm dhe duhet të mësohesh të bashkëjetosh me të”.

“Mund të fitosh shtatë ndeshje radhazi, por nëse nuk fiton dy të tjerat, po luan keq dhe quhesh në krizë”.

“Unë nuk jam i fiksuar me golin, jam i detyruar të shënoj. Nëse je sulmues, duhet të shënosh”, ka thënë Higuain. /Telegrafi/