Telegrafi

Higuain: Jam mirë, vazhdojmë kështu

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka folur pas fitores ndaj Cagliarit me rezultat 0-2.

Argjentinasi ka thënë se ishte një fitore e rëndësishme, por tani duhet menduar për ndeshjen e radhës.

“Ishte e rëndësishme të fitojmë, në pjesën e parë nuk jemi gjendur mirë, pastaj kemi shënuar dhe të gjithë ishim të lumtur”.

“E rëndësishme është të vazhdojmë kështu, jam mirë dhe skuadra është mirë. Ishte një ndeshje e vështirë, Cagliari në shtëpi janë të tmerrshëm”.

“Golat? E rëndësishme është të fitojmë dhe tani mendojmë kundër Palermos”, ka thënë Higuain për Sky Sport. /Telegrafi/