Telegrafi

Higuain i jep fitoren Realit

Mbretërit mbetën me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e 27-të pas përjashtimit me karton të kuq të mbrojtësit Raul Albiol.

Por sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain nuk e ndjeu mungesën e tij dhe ndihmoi ekipin duke shënuar të dy golat e fitores, që të dyja në pjesën e dytë dhe brenda tre minutash (53’ dhe 56’).

Fitorja lehtëson presionin e trajnerit të Realit, Manuel Pellegrini, i cili ishte kritikuar dhe madje u vu në pikëpyetje e ardhmja e tij pas disfatës së fundit në Kupën e Mbretit ndaj ekipit të divizionit të tretë, Alcorcon.

Madrid për momentin mbledh 22 pikë, sa ka edhe Barcelona që sonte më vonë udhëton në fushë të Osasunas. /Telegrafi/