Gonzalo Higuain ja ka dedikuar golin trajnerit të Milanit, Gennaro Gattuso.
Ai nuk e ka gjetur rrjetën që prej 28 tetorit, por ka arritur ta gjejë golin e fitores ndaj Spalit.
Higuain reagoi pas ndeshjes duke deklaruar se goli është dedikim për Gattuson.
“Ishte gol shumë i rëndësishëm dhe tri pikë fundamentale pas gjithë rasteve të humbura më parë, por tani mund të pushojmë me familjet tona”, theksoi Higuain.
Vetëm pak para golit, El Pipita u ërshëllye nga publiku në San Siro për paraqitjet e dobëta.
“Është e natyrshme që tifozët presin më shumënga unë. Erdha te Milani sepse isha i bindur nga projekti dhe dua të vazhdoj kështu”.
“Gattuso gjithmonë më ka përkrahur dhe ka qenë mbi të gjitha i sinqertë. Ky gol është për të”, u shpreh El Pipita.
Ai shtoi se Milani do të kërkojë që ta fitojë trofeun e parë sezonal, Superkupën e Italisë. /Telegrafi/