Site icon Telegrafi

Higuain gjen golin e parë me fanellën e Chelseat, shënon ndaj Huddersfieldit

Gonzalo Higuain (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain ka gjetur golin e parë me fanellën e klubit londinez, Chelseat.

Higuain u transferua para një e javë e më shumë te Chelsea në një marrëveshje huazimi me Juventusin, duke ndërprerë huazimin te Milani.

Megjithatë, në dy ndeshjet e para të luajtura me fanellën e londinezëve, Higuain nuk arriti të lë gjurmë.

Lexo po ashtu Afati kalimtari i janarit është mbyllur - këto janë 10 transferimet më të mëdha që ndodhën

Argjentinasi luajti pa shënuar për 81 minuta ndaj Sheffield Wednesday në kupë dhe ndaj Bournemouthit në Ligën Premier për 64 minuta.

Por, pritjes i ka ardhur fundit gjatë pasdites së sotme (e shtunë), ku Higuain ka tundur rrjetën.

Lexo po ashtu Nga Higuain te Piatek e Fabregas, Goal.com zgjedh formacionin më të mirë të transferimeve të janarit

Goli i parë me fanellën e Bluve erdhi në ndeshjen si vendas në Stamford Bridge ndaj Huddersfield.

Higuain shënoi në minutën e 16-të nga afërsia pas asistimit të N’Golo Kante, duke ia dhuruar epërsinë 1-0 Chelseat. /Telegrafi/

https://twitter.com/pgullaci/status/1091718426098200578

Exit mobile version