Ish-sulmuesi i Napolit, Roberto Sosa pohon se ai kurrë nuk e pëlqente Gonzalo Higuainn si njeri, pasi si lojtar i ri i Juventusit ka refuzuar thirrjet e Argjentinës më shumë se një herë.
Higuain është bërë një figurë e popullarizuar në mesin e tifozëve të Napolit me transferimin e tij rekord për Juven, edhe pse shënoi 36 gola në Serie A në sezonin e kaluar te Napoli, Sosa – një pjesë e rëndësishme e rilindjes së këtij të fundit e ka kritikuar karakterin e sulmuesit.
“Tani mund të them një gjë në lidhje me Higuain: si njeri unë kurrë nuk e kam pëlqyer atë, kurrë”, ka thënë ‘El Pampa’ për Canale 21, transmeton Telegrafi.
“Ai është një lojtar i madh, një fenomen, por si një njeri ai është zhgënjyes gjithmonë tek unë”.
“Ai e ka refuzuar kombëtaren argjentinase më shumë se një herë, një herë për shkak se ai donte për të përmirësuar gjendjen e tij fizike. Ai nuk është me vlerë”, përfundoi argjentinas. /Telegrafi/