Telegrafi

Higuain: E lehtë të flasësh nga kolltuku, në Londër marrim kualifikimin

TURIN, ITALY - FEBRUARY 13: Gonzalo Higuain of Juventus scores his sides second goal past Hugo Lloris of Tottenham Hotspur during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Juventus and Tottenham Hotspur at Allianz Stadium on February 13, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Gonzalo Higuain një ditë pas ndeshjes me Tottenahmin ka thënë se është e lehtë të flasësh nga divan apo një kolltuk, por kur ishte rezultati 2-0, gjithçka ishte  e bukur.

Anglezët barazuan në këtë ndeshje edhe pse ishin duke humbur 2-0, për ta mbyllur në fund 2-2.

Higuain shënoi dy herë brenda në 10 minutat e para, por më vonë humbi një penallti, ndërsa Harry Kane dhe Christian Eriksen barazuan për Spurs.

Penalltia e humbur nga Gonzalo Higuain. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

“Mirëmëngjesi të gjithëve”.

“Është e lehtë të flasësh pas lojës nga një divan ose një kolltuk … derisa 2-0 gjithçka ishte e përsosur, pas 2-2 gjykimi ndryshoi shpejt”.

“Ne nuk jemi të interesuar për këto zëra. Le të shkojmë në Londër për të siguruar kualifikimin.

Higuain po kalon formë të lartë te Juve

“Një përqafim të gjithëve që me të vërtetë ia dëshirojnë më të mirën Juventusit”, ka shkruar Pipita në Instagra.

Ndeshja kthyese zhvillohet në Wembley me 7 mars. /Telegrafi/