Sezoni më i keq i Karim Benzemas me Ral Madridin është ky i fundit, ku ka shënuar vetëm tetë gola në 33 ndeshje.
Ai ka gjetur vetëm katër herë rrjetën në kampionat, gjë që i ka irrituar tifozët që vazhdojnë ta fishkëllejnë, mediat po ashtu e sulmojnë, ndërsa në krahun e tij ka vetëm një njeri, trajnerin Zinedine Zidane.
Sipas AS që ka bërë një krahasim, Gonzalo Higuain, del një nivel më lartë se ai.
Benzema ka shënuar 44 gola më pak se Higuain, prej se të dy luajnë në klube të ndryshime.
Që nga viti 2013, vit në të cilin rrugët e Gonzalo Higuain dhe Karim Benzem u ndanë, argjentinasi u transferua në Itali për t’i hapur rrugë francezit te Reali.
Higuain ka shënuar 145 gol, ndërsa Benzema vetëm 101 duke bërë që Los Blancos të ndejnë keqardhje për largimin e 30-vjeçarit argjentinas.
Lojtari që mban veshur fanellën e Realit në statistika arrin të shënojë vetëm 1/3 e golave të argjentinasit këtë sezon.
Sipas AS përvec Higuain edhe Morata dhe Mariano, janë më mirë këtë edicion, pasi Benzema shënon çdo 287 minuta. /Telegrafi/