Site icon Telegrafi

Higuain e humb gjyqin ndaj Napolit

Gonzalo Higuain në top formë

Napoli e ka konfirmuar në faqen zyrtare që ka fituar gjyqin kundër sulmuesit të Juventusit, Gonzalo Higuain.

Argjentinasi u largua vjet nga Napoli drejt Juves, por në fund pretendonte që i kanë mbetur borxh rreth 600 mijë euro për të drejtat e imazhit.

Në javën e shkruar u shkruajë se avokatët e Higuain nuk kanë arritur të prezantojnë dokumentet e nevojshme dhe gjyqi do të fitohet nga Napoli.

“SSC Napoli ka fituar arbitrazhin”, kanë shkuar Napoli në faqen e tyre në Twitter.

“Higuain është i detyruar t’i paguajë shpenzimet e gjyqit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version