Site icon Telegrafi

Higuain e Benatia kthehen të dielën?

Dy yjet e Juventusit, Gonzalo Higuain dhe Medhi Benatia janë afër kthimit nga lëndimet, pasi të dy kanë stërvitur veçmas sot.

Bianconerët do të luajnë me Genoan të dielën pasdite, ku shikojnë të ruajnë epërsinë prej shtatë pikësh në kryesimin e Serie A.

Higuain humbi udhëtimin në Sevilla në Ligën e Kampionëve për shkak të një tendosje në kofshë, ndërsa Benatia gjithashtu nuk ishte në gjendje për ta ndihmuar skuadrën.

Lexo po ashtu Ylli i madh i Juventusit në rrezik për jetën, e ruan policia

Megjithatë, sot të dy lojtarët kanë ndjekur një regjim të veçantë të trajnimit në Vinovo, që do të thotë se ata mund të jetë të aftë për udhëtimin në Marassi.

Por, calciomercato.it pret që të dy do të jenë në skuadër, edhe në qoftë se ata nuk mund të fillojnë kundër skuadrës Grifone. /Telegrafi/

Exit mobile version