Telegrafi

Higuain: Dua ta mbylli karrierën me Realin

Higuain ka shkëlqyer me Realin këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Manuel Pellegrini dhe është golashënuesi më i mirë i ekipit.

“Do të ishte mirë ta përfundoj karrierën këtu. Real Madrid dhe qyteti është shtëpia ime e dytë. Do të ishte e shkëlqyeshme. Do të më pëlqente që fansat e Madridit të më mbajnë mend si një person i shkëlqyeshëm, i thjeshtë dhe shumë punëtor”.

“Për vitin 2010 dëshiroj ta fitoj Ligën e Kampionëve me Madridin. Për më tepër, dua Kupën e Botës me Argjentinën”, ka thënë Higuain./Telegrafi/