Telegrafi

Higuain do të shitet gjatë verës?

Duke shënuar gola të rëndësishëm, argjentinasi gjatë qëndrimit të tij te Real Madridi ka mbajtur gjallë shpresat e Mbretërve për tituj viteve të kaluara, përkundër faktit se mungonin lojtarët kualitativë. Megjithatë, spekulohet se Perez dëshiron ta largojë atë nga klubi, për të vetmin fakt se ai i takon kohës së Ramon Calderon.

Presidenti i Realit shpreson që të fitojë 40 milion euro nga shitja Gonzalo Higuain, i cili është golashënuesi më i mirë i Los Blancos dy sezonet e fundit. /Telegrafi/