Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, mund të jetë një nga top golashënuesit në skenën e futbollit evropian, por pesha e tij është shndërruar në një hit në rrjetet sociale.
Në një sezon të shkëlqyer për të, Higuain nuk heziton të bëjë postime në rrjetet e tij sociale.
Ai në një postim madje ka tentuar të fshehë peshën e tij dhe barkun e fryrë duke përdorur Photoshopin.
Kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur nga adhuruesit e Higuain, të cilët e kanë “djegur” atë duke bërë tallje të mëdha në rrjetet sociale, shkruan Telegrafi.
Higuain ka shtuar peshë që prej kalimit te Juventusi, por kjo nuk ka ndikuar që ai të jetë golashënuesi kryesor dhe njeriu vendimtar për Zonjën e Vjetër. /Telegrafi/
Ahahah Higuain posting pics of his fabulous abs to deny fatness on holiday.
But falling on cheap Photoshopping… pic.twitter.com/Sn28s5Revq— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) December 31, 2016
Niente Photoshop. Svelato il segreto di #Higuain pic.twitter.com/zy8FHChO0G
— Alfonso D. ⚒ (@alfex46) December 31, 2016