Telegrafi

Higuain dhe Aimar ftohen nga Maradona

Maradona po ashtu e ka kthyer sërish në përfaqësuese Angel Di Maria, bashkëlojtarin e Aimar te Benfica, si edhe Luis Gonzales nga Olimpique Marseille.

Higuain, i cili është i lindur në Francë, refuzoi mundësinë të luajë për trengjyrëshit, dhe u shpërblye për durimin e tij dhe formën e mirë në La Liga dhe mund të jetë startues krahas Lionel Messi.

Dy ndeshjet e radhës do të jenë edhe vendimtare për kualifikimin e Argjentinës për në Kupën Botërore, Afrika e Jugut 2010. Argjentina do të presë Perunë më 10 tetor, ndërsa katër ditë më pas, ata do të luajnë kundër Uruguait në fushë mysafire.

Të ftuar janë edhe Javier Zanetti nga Inter, Fernando Gago nga Real Madrid dhe Lisandro Lopez nga Lyon.

Përbërja e plotë:

Portierë: Diego Romero (AZ Alkmaar) dhe Mariano Andujar (Catania)

Mbrojtës: Fabricio Coloccini (Newcastle), Nicolas Pareja (Espanyol), Pablo Zabaleta (Manchester City), Emiliano Insua (Liverpool) dhe Gabriel Heinze (Marseille)

Mesfushorë: Jonas Gutierrez (Newcastle), Javier Mascherano (Liverpool), Angel Di Maria (Benfica), Pablo Aimar (Benfica) dhe Luis Gonzalez (Marseille)

Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Ezequiel Lavezzi (Napoli), Carlos Tevez (Manchester City), Diego Milito (Inter Milan), Sergio Aguero (Atletico Madrid) dhe Gonzalo Higuain (Real Madrid).