Agjenti i Gonzalo Higuain i ka bërë të ditur klubit të Napolit, se lojtari i tij nuk do të rinovojë kontratën me klubin.
Sulmuesi argjentinas që u zgjedh top shënuesi i Serie A, nuk dëshiron të qëndrojë më gjatë se viti 2018 te kjo skuadër.
Klauzola e tij është 94 milionë euro dhe kjo është arsyeja pse nuk po rinovon me klubin.
“Kjo është situata. Presidenti kërkon që klauzola e tij të paguhet, ndërsa ne e shohim të arsyeshme të mos rinovojmë”.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
“Kur arritëm te Napoli morëm premtime se do të luftojmë për titull dhe do të luajmë në Ligën e Kampionëve. Klubi nuk duhet t’i injorojë këto premtime që i ka bërë”.
“Aurelio De Laurentiis mund të veprojë sipas kontratës dhe klauzolës, por unë dhe vëllaziu im kemi vendosur të mos rinovojmë’.
“Do të qëndrojmë deri më 2018 kur edhe kemi kontratë. Gonzalo do të vazhdojë ta respektojë kontratën”, ka thënë vëllai i Gonzalo Higuain. /Telegrafi/