Telegrafi

Higuain dënohet me dy ndeshje

Matuidi ishte një nga ata që tentonte vazhdimisht të qetësonte Gonzalo Higuain in (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Gonzalo Higuain është një nga emrat më të përfolur të momentit në futbollin italian.

Sulmuesi i Milanit u përjashtua në fundin e ndeshjes ndaj Juventusit nga gjyqtari Paolo Mazzoleni.

Argjentinasi doli nga loja pas dy kartonëve të verdhë, por i nervozuar nga kjo 30 vjeçari nuk kontrolloi emocionet dhe bëri sjellje josportive ndaj gjyqtarit.

Gonzalo Higuain i dëshpëruar nga përjashtimi (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Por, vet lojtari, ashtu edhe lojtarët kundërshtarë (përfshirë Cristiano Ronaldon) kanë pranuar se nuk ka pasur ndonjë ofendim nga Pipita drejt gjyqtarit.

Kështu ish-sulmuesi i Juventusit, Napolit dhe Real Madridit do të mungojë në ndeshjet kundër Lazios dhe Parmas.

Lexo po ashtu Higuain: Kërkoj falje, nuk jemi robotë

Në këtë sezon Higuaini ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar një asistim.

Aktualisht Milani renditet në vendin e pestë me 21 pikë. /Telegrafi/