Telegrafi

Higuain bëhet horë: I jep lamtumirën Dani Alvesit në Facebook, por pastaj e fshin video-mesazhin (Foto)  

Gonzalo Higuain ka postuar një mesazh lamtumire ndaj shokut të ekipit të Juventusit, Dani Alves, pastaj e largoi shpejt nga mediat sociale.

Ka pasur tashmë spekulime se mbrojtësi brazilian do të largohet vetëm pas një viti në përvojën e tij në Torino.

Ai raportohet se dëshiron një kontratë më të gjatë, por bardhezinjtë nuk janë të gatshëm të shkojnë shumë larg, prandaj duket një largim drejt Ligës Premier apo kampionatit kinez.

Edhe sulmuesi Higuain nxiti më shumë polemika kur ai postoi një mesazh lamtumire në mediat sociale duke i uruar gjitha të mirat Alvesit.

“Ishte kënaqësi të luaja me ty”, ka shkruar fillimisht Higuain.

“Ju uroj më të mirën dhe shpresoj të kalojmë përsëri kohë së bashku së shpejti”, përfundoi El Pipita.

Fjalët që Higuain ia tha Alvesit

Megjithatë, ajo u largua shpejt nga Higuain, i cili thuhet se nuk e dinte se mesazhi ishte publik.

Dani Alves ka qenë i lidhur me një lëvizje në Chelsea ose Manchester City. /Telegrafi/

Video-mesazhi i Higuainit ishte publik dhe qëndroi për disa minuta në Facebook