Gjithsej 140.809 ton mbetje mbeturinash komunale janë mbledhur dhe transportuar në 12 muajt e fundit, një rritje prej 2.612 ton ose 1.74 për qind krahasuar me vitin e kaluar, njoftojnë Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale”.
Këtë vit kanë qenë të zëvendësuar edhe 490 kontejnerë të vjetërsuar në 140 lokacione nga të gjitha komunat e Shkupit, ndërsa janë kryer edhe larja dhe dezinfektimi i të gjitha kontejnerëve të vendosur në qytet, si dhe në lokacionet e vogla.
“Për të përmirësuar cilësinë e ofrimit të shërbimeve dhe për të rritur kontrollin e punës së kompanisë, vitin e kaluar, pajisjet GPS u instaluan në automjete speciale për grumbullimin e mbeturinave, me çka është ndjekur lëvizja e automjeteve. Kjo masë kontribuoi në uljen e konsumit mesatar të karburantit për turne me 0.94 litra ose 4.23 për qind krahasuar me 2017”, njoftojnë nga Bashkia e Shkupit.
NP “Higjiena Komunale”, në një aksion për pastrimin e deponive të paligjshme, këtë vit ka pastruar 5.144 metër mbeturinash, një rritje prej 516 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./Telegrafi/