Site icon Telegrafi

“Higjiena komunale” apelon që komunat e Shkupit ta pastrojnë borën dhe akullin nga rrugët

Ndërmarrja publike “Higjiena komunale” – Shkup, sot kërkoi nga komunat e Shkupit ta pastrojnë borën dhe akullin në rrugët që janë nën kompetencë të tyre dhe të sigurojnë qasje për grumbullimin e mbeturinave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për shkak të rrugëve të pa pastruara, gjatë periudhës së fundit automjetet komunale nuk ka pasur qajse deri tek kontejnerët e mbeturinave që janë të vensdosura në këto rrugë dhe për këto arsye kontejnerët kanë mbetur të papastruar për disa ditë me rradhë”, thuhet në apelin e NP “Higjiena komunale”.

Nga kjo ndërmarrje theksojnë se pasi të krijohen kushte për qasje të automjeteve speciale komunale, do të vazhdojnë me dinamikën e zakonshme të pastrimit të mbeturinave./Telegrafi/

Exit mobile version