Telegrafi

“High4real” mirëpritet edhe në Gjakovë, Geti performon pas dy vitesh (Video)

Getoar Selimi dhe Agon Amiga vazhduan me turneun e tyre të koncerteve nëpër Kosovë.

Pavarësisht se e nisën më vonë se kolegët e tyre, ata janë siguruar që si grup të paraqiten vetëm në koncerte masive.

Një i tillë u mbajt mbrëmë në Gjakovë në Hangover, ku Geti në mot më të ftohtë dhe riga të kohë  pas kohshme të shiut performoi pas dy vitesh e ku të pranishëm ishin rreth tre mijë adhurues të tij, çka bëri që kjo të jetë një nga netet më të stërmbushura të kësaj vere.

Kënga e re e publikuar si grup “High4real” pasi u mirëprit në Zonë në një mbrëmje spektakolare, u prit shumë mirë edhe në Gjakovë në performancën e zjarrtë të liderit të Babastars.

Geti do të vazhdojë me netët e mëdha në kuadër të turneut të tij “High4realTour”, kurse në Gjakovë pritet të performojë të shtunën Ledri Vula e i cili do të mundohet të mposhtë ish-shokun e tij, Getin dhe Capital T që deri tash kanë arritur të mbledhin më së shumti adhurues në një nga klubet më të mëdha. /Telegrafi/