Telegrafi

High Five IndepenDANCE sjell pesë artistë botëror

Zërimi, ndriçimi, vizualizimet, kujdesi ndaj të pranishmëve e shumë detaje tjera, janë gjërat që kjo ekipë organizatorësh u jep shumë rëndësi, gjë që ka bërë emra të mëdhenj botëror të jenë pjesë e kësaj ngjarje e cila organizohet çdo vit me 16 shkurt.

Pavarësisht krizës ekonomike në vend dhe mungesës së ligjit për sponsorim, këta njerëz vazhdojnë traditën, duke sjellë këtë vit dy deejay të jashtzakonshëm të muzikës elektronike underground.
JULIETTA / Harry Klein / Germany, STATHIS LAZARIDES / Rythmatic * Cavo Paradiso / Greece dhe Stathis Lazarides.

Kësaj nate nuk do t’i mungojnë as artistët vendorë të cilët janë: Secret 47 / Y Serious! / Kosovë është një prej DJ-ve të parë në vend.

Po ashtu në këtë natë, do të jetë edhe një i ftuar special, të cilin do e zbuloni me 16 shkurt.
Y Serious! është projekti i ri, grup që po mundohet ta rikthejë skenën e mirëfillt të muzikës elektronike.

E që nata të ketë sa më shumë ngjyra e gjallëri, do të përkujdeset Jimmy Hagen/USA, me ndriçim profesional dhe vizualizime të papara më herët në vendin tonë.

Pra, e gjithë kjo punë shumë mujore do të kurorëzohet me 16 shkurt ditë e Shtune, në Teatrin ODA, ku bileta do të kushtojë vetëm 5 euro dhe biletat mund t’i bleni në qendër të qytetit tek Foto GAGI dhe në lokalin Breshka e Bardhë.

Numri i biletave pre-sale është i limituar. Hyrja nën moshën 18-të vjeç është e ndaluar.

Urime pesë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!