Spanja dhe Portugalia do ta luajnë ndeshjen e parë mes vete në kuadër të Grupit B.
Shorti deshi që dy skuadrat favorite të përballen me njëra tjetrën në xhiron e parë të grupit.
Trajneri i ri i Spanjës, Fernando Hierro ka thënë se ka respekt të madh për Kombëtaren e Portugalisë.
“Portugalia është një skuadër shumë e mirë dhe kemi shumë respekt që janë kampionë të Evropës në fuqi”.
“ Portugezët kanë në radhët e veta një nga lojtarët më të mirë në botë dhe një trajner me shumë eksperiencë”, tha Hierro.
Ish-mbrojtësi i Real Madridit thotë se ka besim tek futbollistët e tij pasi janë në një moment të mirë.
“Unë kam besim te futbollistët që drejtoj dhe mendoj se jemi në një moment të mirë”.
“E kemi të qartë se çfarë duam nga kjo ndeshje. A është finale? Jo vetëm kjo, kemi tri finale, ndaj Portugalisë, ndaj Marokut dhe ndaj Iranit”, u shpreh Hierro. /Telegrafi/