Shumë informata e shumë njerëz kalojnë në jetën tonë, por vetëm ata më të rëndësishmit arrijnë të lënë gjurme te ne!
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Kompozitori i famshëm polak Frédéric Chopin, në një letër që i shkruante më 3 dhjetor 1838, mikut Fontana të “Shtëpisë së Erës” në Palma de Mallorca, i rrëfente për humorin e bërë në llogari të tij.
Pasi kishin ardhur tre doktorët më të famshëm për vizitë, bashkë me Chopenin komentonin a ende nuk ka vdekur, patjetër do të duhej të kishte vdekur tashmë, por ky i vdekur është…, bënin humor bashkë. Ja çfarë shpirt humori kishte Chopeni, u thoshte miqtë e mi është një dhunti e lindur, dakord.
Por është një dhunti që mund të gjendet te të gjithë ju. Përpiquni edhe ju të përdorni edhe në momente më të vështira, shpresën dhe humorin, që të vini në dukje edhe në ato momente të fundit të jetës.
Katie O’Brain tregon për veten e saj dhe për skllevërit e tjerë me mendje të kontrolluar, se si detyroheshin t’i kënaqnin dëshirat e dhunuesve të tyre në Pyllin Bohem.
Këto perversitete përfshinin rituale satanike, flijime fëmijësh, tortura, përdhunime e shumë gjëra të tjera. Mes frekuentuesve të Pyllit Bohem figurojnë: George Bush (i vjetëri), George Bush (i riu), Bill Clinton, Al Gore, Ronald Reagan, Richard Nixon, Jimmy Carter, Gerald Ford, Dwight D. Eisenhower, Lyndon Johnson, Hebert Hoover, Teddy Roosevelt, Dan Kuehl, Robert Kennedy, Joseph Kennedy, David Rockefeller, Laurance Rockefeller, Nelson Rockefeller, Henry Kissinger Kisindzer, Arnold Schwarzenegger, Mikhail Gorbachev e shumë e shumë të tjerë.
Kështu vazhdon që anëtarët më të lartë të hierarkisë së pushtetit global në botë fshihen pas një ekzistence në dukje “të zakonshme” ndërsa në të vërtetë u imponojnë të tjerëve programin e duhur dhe marrin pjesë nëpër rite flijimi.
Megjithatë, ka disa personazhe publike që kanë zënë poste të larta në hierarkinë satanike, siç e ka zbuluar Filip Euzheni duke marrë pjesë nëpër ceremonitë e tyre.
Fara e keqe është mbjellë në tërë botën, por ata që e kanë pasur origjinën nga Perandoria Shumere dhe nga Babilonia (Iraku i sotëm) kanë dalë më tepër në pah në përpjekjet e tyre për të vendosur sundimin global. Pikërisht këta mbajnë sot në duar pjesën më të madhe të pushtetit.
Shkrimtari dhe antropologu anglez L. A. Wodle ka shkruar një varg librash të mrekullueshëm mbi shumerët dhe kultura të tjera të lashta. Ai ishte ekspert i hieroglifëve shumere dhe egjiptiane si dhe i gjuhës sanskrite të luginës së Indit, në Indi.
Egjipti dhe lugina e Indit kishin qenë pjesë të së njëjtës perandori, qendra e së cilës ndodhej në rajonin shumer.
Në librin “Krijuesit e qytetërimit” Wodle tregon se perandoria shtrihej deri në luginën e Indit, në lindje, por edhe ishujt Britanikë në perëndim dhe në gjithë tokat që ndodheshin mes këtyre skajeve. Ajo ishte më e madhja se perandoria e Aleksandërit të Madh.
Historianët kanë besuar se emrat e ndryshëm u përkasin personave të ndryshëm, por nuk është ashtu. Kultura dhe Zotat e ndryshëm dolën më pas se qenë emra të ndryshëm për të njëjtën hyjni.
Përparësia që Wodle kishte krahasuar me egjiptologët e tjerë dhe historianët tradicionalë (përveç mendjes së hapur dhe pa paragjykime) ishte aftësia për ta lexuar gjuhën shumere dhe për t’i deshifruar mbishkrimet egjiptiane të cilat të tjerët nuk arrinin as t’i kuptonin.
Arkitektura gotike, të cilën e pëlqejnë aq shumë racat e këqija, ka të njëjtën origjinë, njësoj si edhe kapela me brirë që mbanin mbretërit dhe kryetarët e fiseve të mbretërive evropiane.
Këto simbole, stile dhe zakone vijnë prej kohërave shumë më të lashta, nga qytetërimi global mjaft i përparuar nga ana teknologjike i njohur me emrin e Atlantidës dhe Lemurisë, apo Musë.
Kur Kalorësit Tempullarë (Masoneria), një nga shoqëritë e fshehta kryesore të hibridëve të këqij, ngritën katedrale të mëdha “të krishtera” të Evropës, i mbushën me simbole shumere e babilonase dhe që i ndërtuan mbi vendet e shenjta të dikurshme pagane, përdorën stilin arkitekturor “Gotik”.
Simbolet e përdorura në dinastitë e lashta shumere, babilonase dhe egjiptiane përdoren ende edhe sot nga shoqëritë e fshehta të hibridëve, të cilët i përkasin së njëjtës racë dhe veprojnë duke u mbështetur mbi të njëjtat njohuri, të mbajtura të fshehta qysh prej kohërave të vjetra brenda shkollave mistike dhe rrjeteve të shoqërive të fshehta.
Në të gjithë botën dhe në çdo kulturë gjejmë histori dhe tekste të lashta që përshkruajnë “zotat” të cilët zotërojnë njohuri mjaft të përparuara dhe kjo e shpjegon arsyen se përse njerëzit e lashtë kishin një kuptueshmëri fenomenale të astronomisë dhe të shumë shkencëtarëve të tjerë.
Me aq sa dihet sot, shumerët ishin populli i parë që studiuan yjet, përpunuan shkrimin dhe zbatuan një kod ligjor. Po ashtu, ishin të parët që përdorën sistemin e numërimit me bazë gjashtëdhjetë dhe e ndanë “kohën” në 60 sekonda e 60 minuta. Futën edhe kalendarin me dymbëdhjetë muaj.
Shumerët ishin shoqëri e parë që njohim ne e cila kishte një sistem juridik e administrativ të kodifikuar, të përbërë nga gjykata, burgje dhe dokumente të shkruara për administratën publike, historike, matematike dhe astronominë. Ngritën shkollat e para dhe nisën kultivimin masiv të kulturave të grurit, elbit dhe rritjen e bagëtive.
Pas pushtimit të Irakut në vitin 2003, shumë objekte, tekste dhe dokumente me origjinë shumerike dhe të shoqërive që pasuan ata, si ajo e asirëve dhe babilonasve, u plaçkitën dhe u shkatërruan sistematikisht dhe me vetëdije të plotë.
Profesori U.B.Emeri jep shumë shpjegime për shumerët në librin e tij “Egjipti Arkaik”. Shumerët – populli që fliste një gjuhë josemitike dhe qytetërimi vendas i Sumerit në mijëvjeçarin IV para Erës së Re.
Shumerët ishin popullsi e përzier, që flisnin një gjuhë aglutinative të lidhur nga ana strukturore me turqishten, hungarishten, finlandishten dhe me një varg dialektesh të Kaukazit, si qytetërimi i parë i dokumentuar historikisht, atyre u quhet shpikja e shkrimit hyjnor, sistemi gjashtëdhjetor në matematikë dhe ngritja shoqërore-politike e qytetit-shtet me zyrtarë, kode ligjesh, ndarje të punës ndikimi të thellë kulturor e fetar mbi pjesën tjetër të Mesopotamisë e përtej saj, që vijoi gjatë pas zhdukjes së shumorëve rreth 2.000 vjet para Erës së Re, si prototip i literaturës akademike, hurriane, kananite, hetite, dhe së fundit, biblike.
Dy qytete kryesore kanë qenë URI dhe Lagashi. Mesopotamia Jugore, që më vonë është njohur me emrin BABILONI (enciklopedia e përgjithshme Oxford).
Besimet kryesore rrjedhin, që të gjitha, nga tokat e Perandorisë Shumere, Krishterimi, hebraizmi, islami, hinduizmi, budizmi e të tjera fe, si zarathustrizmi, e kanë origjinën nga Lindja e Mesme dhe e Afërt ose nga rajoni që dukur qeverisej nga shumerët. /Telegrafi/