Telegrafi

Hienat sulmojnë luaneshën, duke mos e lënë të “shijojë” vaktin e tyre – por gjërat ndryshojnë kur shfaqet “Mbreti i xhunglës”

Një luan i madh ka arritur të frikësonte një numër hienash, pasi një luaneshë nuk arriti t’i largonte nga vakti i tyre.

Pamjet e pabesueshme të marra në Rezerva Kombëtare Maasai Mara në Kenia fillon me momentin kur luanesha tento të afrohet drejt një kafshe “viktimë” të rrethuar nga hienat, përcjell Telegrafi.

Por hienat duket se nuk kanë frikë dhe vazhdojnë të kafshojnë trupin e presë së tyre.

Ata bëhen aq të sigurt, në fakt, sa arrijnë të largojnë luaneshën nga aty.

Megjithatë, shpejt, gjërat ndryshojnë kur shfaqet luani.

Këtë herë ata “fluturojnë” në të gjitha drejtimet, duke mos dashur një luftë me “Mbretin e xhunglës”.

Luanesha pastaj rishfaqet dhe duket se falënderon luanin përpara se dyshja të shijojnë vaktin e tyre. /Telegrafi/