Posta e Kosovës lëshoi në qarkullim postar emisionin e pullave postare të titulluar “Hidroelektrana e Prizrenit”.
Historia e elektrifikimit në Kosovë ndërlidhet me Hidroelektranën e parë në vend, të ndërtuar në vitin 1929 në Prizren. Ky elektrifikim, krijoi mundësitë të reja zhvillimore në Kosovë në lëmin ekonomike dhe kulturore.
“Hidroelektrana e Prizrenit” për dyzet e katër vjet furnizoi qytetarët me energji elektrike. Në vitin 1975 objekti është shndërruar në muze dhe bënë pjesë si aset i trashëgimisë sonë kulturore, me status të monumentit me mbrojtje të përhershme.
Në njoftimin për media të Postës së Kosovës thuhet se ky emision i pullave postare përbëhet nga një pullë postare dhe Zarfi i Ditës së Parë, ndërsa në qarkullim postar do të jetë deri në konsum të plotë. /Telegrafi/