Telegrafi

“Hidrodrini” bën thirrje për kujdes gjatë konsumimit të ujit të pijshëm

Derisa po vazhdojnë reshjet atmosferike me intensitet të shtuara qytetarëve që furnizohen me ujë nga KRU ‘Hidrodrini’ iu bëhet thirrje që të mos konsumojnë ujë të turbulluar pa e vluar atë.

“Deri më tash (ora 13:30, koha e raportimit), situata mbetet nën kontroll, mirëpo bëhet thirrje që të gjithë konsumatorët të cilët vërejnë turbullira të uji, mos ta konsumojnë për pije pa e vluar”, thuhet në njoftimin e Hidrodrinit.

Kompania thotë se në bazë të raporteve nga terreni thirrja vlen posaçërisht për zonën e Istogut, Deçanit dhe Klinës.

Kryeshefi Ekzekutiv ing. Agron Tigani mbetet në kontakt dhe koordinim të vazhdueshëm me menaxherët e Njësive Operative, Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik, duke ofruar mbështetjen e plotë në rast të paraqitjes së nevojës edhe nga rajoni.

Ekipet mobile vazhdojnë të mbeten në terren./Telegrafi/