Telegrafi

Hidrocentrali, Maqedonia përjashton Kosovën

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave vendimi u mor pasi me shënimin e vijës kufitare, zona ku do të ndërtohet hidrocentrali i ka kaluar plotësisht Maqedonisë.

Drejtori i ndërmarrjes elektroenergjetike maqedonase, Vllatko Cingovski ka refuzuar të përmendë marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve, duke theksuar se projekti do të realizohet me investime nga ELEM dhe nëpërmjet kredive.