Telegrafi

Hidrocentrali i Zhurit, sot shpallet zonë me interes të veçantë

Sot vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës, e mbetur përgjysmë ditën e djeshme, në të cilën do të shqyrtohen pesë projektligje, si dhe propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës për shpalljen e zonës ku do të ndërtohet Hidrocentrali “Zhur”, hapësirë me interes të veçantë ekonomik.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës së sotme pritet të shqyrtojnë për herë të parë Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, Projektligjin për financimin e programeve të veçanta të banimit, Projektligjin për tatimin në të ardhurat personale, Projektligjin për përcaktimin e të drejtave dhe mbrojtjen e topografisë së qarqeve të integruara dhe Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetikë.