Telegrafi

Hidhjani një sy mbretërisë magjike të disenjatorit i cili ka shtëpinë më të bukur se të gjithë kreatorët (Foto+Video)

Fjala është për vilën e llojit të vet nga viti 1840 në të cilën disenjatori i njohur Dries Van Noteni dhe partneri i tij jetojnë tashmë 20 vjet, në rrugën midis Antvrepenit dhe Brukselit.

Dries dhe Patrick grumbullojnë antikuitete, me të cilat kjo shtëpi e mrekullueshme është plot, ndërkaq disenjatori thotë se, në rend të parë, blejnë objekte në të cilat dashurohen, jo vetëm ato që janë antikuitete, por edhe që vlera nuk është kurrfarë kriteri nëse diçka vërtet nuk u pëlqen, transmeton Telegrafi.

Kjo vilë është ndërtuar në stilin neoklasik dhe ka dritare të mëdha, duke pasur parasysh që, në rend të parë, është ndërtuar si shtëpi pushimi, dhe nga ai kuptim nuk është edhe aq shtëpi praktike, mirëpo kjo gjë madhështinë e saj nuk e zvogëlon.

Brendësia e çdo hapësire është e dekoruar në mënyrë shembullore, madje në atë mënyrë që shpirti i neoklasicizmit të mbetet i paprekur dhe njëkohësisht të dalë në pah sensibiliteti i saj, por edhe shpirti i stilit barok nëpërmjet theksimit maksimal të detajeve: të printeve të pasura në tapiceri, mobilie, mure – mu siç janë edhe koleksionet e disenjatorit belg.

Megjithatë, edhe pse çdo hapësirë të lë pa fjalë, ajo që e rrethon vilën e veçantë është tregimi i posaçëm – dhe ai është vërtet kopshti i parajsës, i cili posedon madje edhe një pjesë të malit dhe të liqenit.

Bimët të cilat disenjatori dhe partneri i tij këtu i kultivojnë i përdorin në kuzhinë, mu sikur edhe pemët dhe perimet të cilat gjithashtu mund të gjenden në një pjesë të këtij kopshti, por edhe për lloje të shumta lulesh ky çift gjithashtu kujdeset rregullisht.

Prandaj nuk është për t’u habitur, që absolutisht çdo pëllëmbë e kësaj pasurie duket si panoramë.

/Telegrafi/