Gjatë të dielës pasdite është hedhur shorti në Doha të Katarit për turneut më të madh të futbollit, Red Bull Neymar Jr Five, i cili organizohet nga kompania e njohur evropiane e pijes energjetike dhe sulmuesi brazilian.
Ekipi i Kosovës ka mbërritur të dielën në mesdite në Doha të Katarit, ku u vendosur në një hotel luksoz para nisjes së turneut në futbollin e vogël.
Disa orë pas mbërritjes, organizatorët e turneut kanë hedhur edhe shortin, ku ekipi i Kosovës ka mësuar fatin e tij.
Kosova ka pasur fatin të bie në Grupin e fundit I, ku janë vetëm katër skuadra, së bashku me Shqipërinë, Azerbajxhanin dhe Kenian.
Përparësia e Kosovës është se në këtë grup kalojnë tutje dy skuadrat, ndërsa më vonë sistemi shkon me eliminim direkt.
Ndeshjet fillojnë nga nesër (sot), e hënë, e fillim nga ora 18:00, ndërsa gjatë të martës zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja.
Ekipi i Kosovës përfaqësohet nga emra të njohur si Behar Topalli, Lavdim Gashi, Blendi Gashi dhe Arif Limani.
Këto dy ditë, pritet të vijë edhe ylli i Paris Saint-Germian, Neymar, për ta nderuar me paraqitje turnirin e tij.
Përfaqësimi i Kosovës me ekip në Katar është bërë i mundur nga përfaqësuesi i Red Bullit për Kosovës, Meridian.
Ndryshe, loja luhet me nga pesë lojtarë, ndërsa pas çdo goli, ekipit që ka pësuar i largohet një lojtarë. /Telegrafi/