Site icon Telegrafi

Hidhet shorti për grupet e Euro 2020, Kosova mëson fatin e saj nëse arrin kualifikimin

Është hedhur tashmë shorti për grupet e Euro 2020 në ROMEXPO të Bukureshtit në Rumani.

Hedhja e shortit për grupet e vlefshme të Kampionatit Evropian në Bukuresht të Rumanisë ka filluar në ora 18:00 dhe tashmë dihet fati i kombëtareve.

Ëndrra për të qenë në Euro 2020 nuk është shuar as për Përfaqësuesen e Kosovës, e cila në mars e kërkon kualifikimin nga ‘Play-Off” i Ligës së Kombeve.

Lexo po ashtu UEFA nuk e përjashton mundësinë që Kosova të përballet me Serbinë, BeH dhe Rusinë në Euro 2020

Dardanët në gjysmëfinale takohen me Maqedoninë e Veriut, ndërsa në finale me njërën mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.

Kosova synon kualifikimin në Euro 2020 (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në rast se Kosova arrin ta presë biletën për Kampionatin Evropian, atëherë ata do të gjenden në Grupin C.

Në grupin C, fati deshi të gjenden kombëtarja e Holandës, ajo e Ukrainës dhe Austrisë.

Ndeshjet e grupit C do të zhvillohet në dy qytete: Amsterdam dhe Bukuresht.

/Telegrafi/

 

Exit mobile version