Është hedhur sot (e mërkurë) shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey apo Kupës së Mbretit, ku janë mësuar tashmë dy çiftet.
Barcelona, Real Madridit, Atletico Madrid dhe Real Sociedad janë katër skuadrat e fundit në garë për trofeun e Copa del Rey.
Tani këto katër skuadra do ta dinë rrugën e tyre drejt triumfit pasi kanë mësuar se kush me kë do të ndeshet në gjysmëfinale.
Barcelona është shortuar me Atletico Madridin, ndërsa Real Madridi do të ketë punë më të lehtë me Real Sociedadin.
🚨 𝗢𝗙𝗜𝗖𝗜𝗔𝗟 | ¡¡TENEMOS SEMIFINALES!!
Estos son los cruces, a doble partido, que decidirán qué equipos lucharán por el título en la gran final de la #CopaDelReyMAPFRE.
🗓️ Ida: 25, 26 0 27 de febrero.
🗓️ Vuelta: 1, 2 o 3 de abril.ℹ️ https://t.co/a1IkTt4i0S#LaCopaMola🏆 pic.twitter.com/PB832yHF7r
— RFEF (@rfef) February 12, 2025
Ndeshjet e para në Montjuic dhe Reale Arena, ndërsa ato të kthimit do të zhvillohen në Metropolitano dhe Santiago Bernabeu në Madrid.
Takimet e para do të zhvillohen më 25, 26 ose 27 shkurt, ndërsa ato të kthimit pas një muaji më 1, 2 ose 3 prill.
Golat si mysafirë nuk do të llogariten, por koha shtesë dhe penalltitë do të jenë në ndeshjen e dytë për të vendosur finalistët, nëse totali i golave është i barabartë. /Telegrafi/