Telegrafi

Hidhet shorti për Euro 2021, vashat e Kosovës mësojnë kundërshtaret

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka mësuar tashmë kundërshtaret e tyre për Euro 2021 pas hedhjes së shortit në ditën e sotme (e enjte).

Sot (e enjte) gjatë ditës është hedhur shorti në Nyon të Zvicrës për EURO 2021 në konkurrencën e femrave.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave ka mësuar kundërshtaret në grupin kualifikues për EURO 2021.

Vashat e Kosovës janë përzgjedhur të parat dhe do të bëjnë pjesë në Grupin A, së bashku me disa kombëtare të forta.

Pjesë e grupit së bashku me Kosovën janë edhe Holanda, Rusia, Sllovenia, Turqia dhe Estonia.

Grupi i vashave të Kosovës dhe grupet tjera

Kualifikimet për kampionatin evropian Euro 2021 do të fillojnë më 26 gusht të këtij viti.

Ky kampionat evropian në konkurrencën e femrave do të mbahet në Angli. /Telegrafi/