Janë mësuar edhe çiftet e 1/8 së finales të Kupës së Kosovës më futboll.
Tërheqja e shortit për këtë rreth të garës së Kupës është bërë sot (e marte) në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Këto janë çiftet:
Prishtina – Drenica
Fushë Kosova – Drita
Gjilani – Dukagjini
Ulpiana – Arbëria
Ferizaj – Llapi
Ballkani – Malisheva
Onix – KEK-u
2 Korriku – Ramiz Sadiku
Ndeshjet e këtij rrethi zhvillohen në muajin shkurt.
Siç dihet, fitues aktual i Kupës është Llapi.
Skuadra që e fiton këtë trofe prestigjioz e siguron edhe pjesëmarrjen në garat evropiane. /Telegrafi/