Është hedhur shorti për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës në futboll.
Kësisoj 16 skuadrat e mbetura në Kupën e Kosovës kanë mësuar kundërshtarët, ku edhe në këtë fazë do të zhvillohet vetëm një ndeshje.
Njëri nga duelet më interesante padyshim është ai mes dy skuadrave elitare të Kosovës, ku Prishtina përballet me Dukagjinin.
Fituesi aktual i Kupës së Kosovës, Llapi do të përballet në udhëtim te Liria e Prizrenit që shkaktoi befasinë më të madhe duke eliminuar Dritën.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani përballet me A&N, derisa Gjilani pret Vjosën.
Këto janë çiftet e plota:
Flamurtari – Vushtrria
Malisheva – Fushë Kosova
Prishtina – Dukagjini
Ballkani – A&N
Liria – Llapi
Gjilani – Vjosa
Behari – Prizreni
Feronikeli 74 – Trepça ’89. /Telegrafi/