Është hedhur shorti për çerekfinalen në Kupën e Kosovës.
Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, skuadrat që luajnë në këtë fazë kanë mësuar emrat e kundërshtarëve.
Ndeshja derbi në këtë rreth është ajo në mes të Prishtinës dhe Ballkanit, por që nuk duhet lënë anash as takimin mes Trepçës ’89 dhe Gjilanit.
Llapi e mirëpret Malishevën, ndërsa Vushtrria do ketë punë me Beharin.
Shorti i çerekfinales:
Trepça ‘89 – Gjilani
Llapi – Malisheva
Vushtrria – Behari
Prishtina – Ballkani.
Këto takime do të zhvillohen më 15 mars. /Telegrafi/