Klubi basketbollistik, Z Mobile Prishtina do të ndeshet me Pallacanestro Varese në fazën e eliminimit direkt në FIBA Europe Cup.
Z Mobile Prishtina ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen dramatike ndaj Pinar Karsiyaka me rezultat 82-78.
Kjo fitore ka bërë që klubi kryeqytetas ta shkruaj historinë dhe të avancoj tutje në fazën e eliminimit direkt në këtë garë.
Sot (e enjte) gjatë ditës në Munih është hedhur edhe shorti për tetë çiftet apo 16-të skuadrat pjesëmarrëse.
Klubi nga kryeqyteti i Kosovës ka mësuar kundërshtarin e tyre dhe ai është ekipi italian, Pallacanestro Varese.
Është vet faqja zyrtare e FIBA Europe Cup, por edhe ajo e Prishtinës që ka njoftuar për kundërshtarin.
The #FIBAEuropeCup Round of 1⃣6⃣ pairings 🔥.
Who is advancing to the Quarter-Finals? pic.twitter.com/fhL9vlSi5P
— FIBA Europe Cup (@FIBAEuropeCup) February 7, 2019
“Pas hedhjes së shortit në FIBA Europe Cup, Z MOBILE PRISHTINA në 1/16 do të luaj ndaj Pallacanestro Varese”
“Jemi gati për Play off”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.
Në rast të kalimit tutje, Prishtina do të ndeshet me njërën nga skuadrat, Donar Groningen ose Filou Oostende. /Telegrafi/
THE BRACKET 🏆. #FIBAEuropeCup pic.twitter.com/BNzBbjEst4
— FIBA Europe Cup (@FIBAEuropeCup) February 7, 2019