Site icon Telegrafi

Hidhet shorti i kualifikueseve të “Euro 2025” për vajza, Kosova dhe Shqipëria mësojnë kundërshtarët

Në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, është hedhur shorti për kualifikueset e Kampionatit Evropian ‘Zvicër 2025’ në konkurrencën e femrave.

Përfaqësuesja e Kosovës ndodhet në Ligën B dhe ka mësuar tanimë emrat e kundërshtarëve për këto kualifikuese.

Dardanet ndodhen në Grupin B4 së bashku me Uellsin, Kroacinë dhe Ukrainën.

Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje dhe sipas kalendarit të UEFA-s, takimet e kësaj faze do të nisin në muajin prill dhe sfidat përmbyllëse do të luhen në korrik.

Kosova mund të kualifikohet në Evropian nëse renditet e para në Grup, ose si një nga vendet e dyta më të mira.

Kundërshtarët i ka mësuar edhe Shqipëria e femrave, që ndodhet në Ligën C. Vashat kuqezi ndodhen në Grupin C5 së bashku me Estoninë dhe Luksemburgun. /Telegrafi/

 

Exit mobile version