Përfaqësuesja U-21 e Kosovës ka debutuar në shortin kualifikues për Evropianin “Itali 2019”.
Djelmoshat e trajnerit Rafet Prekazi ndodhen në grupin 5, bashkë me super-fuqinë, Gjermaninë.
Krahas tyre, këtë grup e përbëjnë edhe Izraeli, Norvegjia, Republika e Irlandës dhe Azerbajxhani.
Shqipëria ndodhet në grupin e dytë me Spanjën, Sllovakinë, Islandën, Estoninë dhe Irlandën e Veriut.
Cikli i këtyre kualifikimeve fillon më 20 mars të këtij viti dhe përfundon më 16 tetor të vitit 2018. Ndërkohë, “play-off”-i luhet prej 12 deri më 20 nëntor të vitit 2018, derisa finalet e këtij kampionati luhen në verën e vitit 2019 në Itali. /Telegrafi/