Site icon Telegrafi

Hidhet shorti i Balkan League

Sot është tërhequr shorti për fazën grupore të Ligës Ballkanike. Sigal Prishtina dhe Peja, që do të jenë për herë të parë në këtë kompeticion do të kenë përballë kundërshtarë të viseve të ndryshme ballkanike.

Sigal Prishtina është në Grupin A ku do të ketë përballë skuadrën Galil Bilboa (Izrael), Balkan (Bullgari), Teodo (Maqedoni) dhe një ekip tjetër që ende nuk është konfirmuar.

Peja do të bëj pjesë në Grupin B të kësaj gare bashkë me Levskin e Bullgarisë, SCM Craiova (Rumani), Mornar (Mali i Zi) dhe Kuzov (Maqedoni).

Udhëtime të vështira parashihen ato të Sigal Prishtinës në Izrael, ashtu sikurse te skuadra e Teodos në Maqedoni, ku pritet atmosferë e zjarrtë nga shqiptarët të cilët do të jenë përkrah skuadrës nga kryeqyteti jonë.

Peja po ashtu do të udhëtojë në Maqedoni te Kuzovi, një duel tjetër i zjarrtë, teksa dueli më i vështirë do të jetë përballë Levskit, një skuadër me renome në garat evropiane.  /Telegrafi/ 

Exit mobile version