Sot (me 13 prill) ëhstë hedhur shorti i boksierëve dhe boksiereve të Kampionatit Evropian të grupmoshave 17-18 vjeç.
Boksierët e Kosovës patën short të mirë, ku të gjithë kaluan një xhiro të eliminatores pa luftë, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.
Boksierët tanë do të boksojnë: Me 17 prill 71 kg Dior Berisha – Horvata Roman, Slovaki; boksierja 70 kg Alnera Brahimi me 18 prill bokson kundër boksieres nga Hungaria, Kovacs Nikolett.
Me 18 prill po ashtu boksojnë 86 kg Taulant Jakupi, ku pret fituesin nga ndeshja Çeki-Armeni; 92 kg Donat Syla kundër boksierit nga Moldavia, Cojocari Daniel.
Selektori Faton Xhakli është i kënaqur me shortin që kanë boksierët tanë dhe pret fitore nga të gjithë.
Në këtë Kampionat Evropian drejtësinë do ta ndajë gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.