Site icon Telegrafi

Hidhet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, Ballkani do të ketë punë me Feronikelin

Është hedhur shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Në kuadër të garës së dytë më të rëndësishme në vendin tonë, do t’i kemi dy përballje mjaftë interesante.

Prishtina do të ketë punë me Drenicën, ndërsa Ballkani do ta zhvillojë derbin ndaj Feronikelit.

Bardhekaltërit dhe suharekasit janë të fokusuar më shumë në Superligë, mirëpo do të tentojnë të fitojnë edhe Kupën e Kosovës.

Në këtë rangë të përballje, do të jen nga dy takime, që i bije se skuadrat një takim e zhvillojnë si vendas dhe një si mysafir.

Dy përballje e para do të zhvillohen më 8 prill, ndërsa ato kthyesen do të luhen më 22 prill.

Kampioni në fuqi është Feronikeli që në edicionin e kaluar mposhti Trepçën ’89 në finale. /Telegrafi/

Exit mobile version