Telegrafi

Hidhet poshtë padia ndaj Vlladimir Pançevskit, kryetar i Gjykatës themelore Shkupi 1

Gjykata themelore Shkupi 1 e ka hedhur poshtë padinë penale ndaj kryetarit të kësaj gjykate, Vlladimir Pançevski, të ngritur nga kolegu i tij, gjykatësi Ivan Xholev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se sipas dëshmive, vepra e paditur nuk paraqet vepër që ndiqet në rrugë zyrtare, pranadj edhe padia hidhet poshtë.

Përndryshe, Xholev ngriti padi penale ndaj Pançevskit, nën dyshimin e ndikimit të këtij të fundit ndaj një gjykatësi tjetër./Telegrafi/